Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

12 Maj 1937, shoqëria jashtëshkollore e Durrësit dha për publikun dramën patriotike “Detyra e mëmës”

Shoqëria jashtëshkollore e Durrësit, më 12 Maj 1937, dha për publikun dramën patriotike “Detyra e mëmës”, e dramaturgut Foqion Postoli dhe “Gruaja shqiptare”, një dramatizim sipas vargjeve të At Vincens Prendushit. U vlerësua si sukses i veçantë i shfaqjes loja e 10 vajzave durrsake, që për atë kohë ishte një dukuri e jashtëzakonshme. Shtypi dhe kritika artistike vlerësuan gjithashtu kostumet dhe skenografinë e përgatitur nga Sokrat Mio.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version