Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

12 Mars 1938, hyri në fuqi ligji mbi tregëtine e jashtme

Në Fletoren Zyrtare, të datës 12 Mars 1938, u botua “Ligji mbi tregëtinë e  jashtme”. Ai ndalonte importin e mallrave nga shtetet me “bilanc tregtar jo normal”. Bilanc tregëtar normal ligji konsideronte, kur eksporti shqiptar në atë shtet ishte jo më i ulët se 70% të eksportit të mallrave të atij shteti në Shqipëri. Ligji rregullonte kontrollin e llojit të mallrave të importuar, liçencat për importin e mallrave nga privatët etj.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version