Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

12 Mars 1992, ndërroi jetë poeti i madh Martin Camaj

Më 12 Mars 1992, ndërroi jetë Martin Camaj, një ndër personalitetet më të shquara të kulturës shqiptare. Vargjet e para i përmblodhi në vëllimin poetik “Një fyell ndër male”, që doli në dritë më 1953. Pas vëllimit të dytë “Kënga e Vrrinit”, mbrojti doktoraturën në Romë me studimin kushtuar “Mesharit” të Gjon Buzukut. Në fushën e gazetarisë ka lënë shumë shkrime të botuara në organe të ndryshme shqiptare dhe të huaja. Bashkë me Ernest Koliqin drejtoi revistën e mirënjohur “Shejzat”. Themeloi dhe drejtoi për 30 vjet Katedrën e gjuhës shqipe në Mynih të Gjermanisë, ku përgatiti breza të tërë albanologësh dhe botoi studimin mbi “Jetën e profetëve” të Bogadanit, “Fjalëformimin e gjuhës shqipe”. Më pas botoi vëllimet poetike dhe romanet “Lirika mes dy moteve”, “Njeriu më vete dhe me të tjerët”, “Rrathë”, “Harpa”, “Shkundullimë”, “Dranja”. Krijimtaria e pasur mbyllet me vëllimin poetik “Palimpast”. Martin Camaj me gjithë trashigiminë e pasur dhe veprimtarinë e dëndur mbetet një urë lidhëse midis kulturës shqiptare dhe asaj europiano-perëndimore.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version