Vangjel Meksi
Sot përkujtohet përkthyesi dhe lëvruesi i gjuhës shqipe, pedagogu dhe mjeku i shquar, Vangjel Meksi. U diplomua në mjekësi, në Napoli të Italisë dhe shërbeu si mjek i Ali Pashë Tepelenës. Më pas, profesionin e tij e ushtroi në Greqi dhe Turqi, por u bë i njohur me përkthimet dhe shkrimet e tij. Veprat e para të shqipëruara prej tij janë, “Doke të izraelitëve” dhe “Doke të të krishterëve”. Por puna e tij madhore, është përkthimi i “Dhjatës së re”, që u botua pas vdekjes nën kujdesin e Grigor Gjirokastritit. Penës së tij i përket edhe një gramatikë dhe disa studime të shqipes letrare, me të cilat ai u bë paraardhës i rilindasve në këtë fushë. Vangjel Meksi u shua më 12 Nëntor 1823.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
13 Nëntor 1522, u shua Marin Barleti, historiani dhe humanisti i shquar
-
13 Nëntor 1912, protestë e Arbëreshëve kundër synimeve shoviniste
-
13 Nëntor 1913, lindi gjeologu dhe pedagogu i shquar Injac Ndoja
-
13 Nëntor 1937, shoqata e miqësisë Shqipëri-Greqi
-
13 Nëntor 1937, Sali Nallbani, kampioni shqiptar i tenisit fiton kupën “Malvezzi”