Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

12 Nëntor 1934, lindi Prof. Eduard Sulstarova, pedagog

Eduard Sulstarova

U lind në Korçë, më 12 Nëntor 1934, pedagogu dhe sizmologu, Prof. Eduard Sulstarova. Pas diplomimit në Universitetin e Tiranës, dha mësim në Politeknikumin e Tiranës dhe në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave. Ka kryer specializime në Kinë dhe në Francë. Me ngritjen e Stacionit të Parë Sizmiologjik në vendin tonë, u mor me studimin e tërmeteve në Shqipëri, duke drejtuar Qendrën Sizmiologjike si dhe me studimet ballkanike dhe europiane në këtë sferë. Sulstarova është anëtar i Komisionit Sizmiologjik Europian dhe i komisioneve të ndryshme sizmiologjike ballkanike.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version