Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

12 Nëntor 1987, vdiq Lasgush Poradeci, poet lirik, publicist dhe përkthyes

Lasgush Poradeci

Lasgush Poradeci lindi më 27 Dhjetor 1899 në Pogradec. Në moshën 10 vjeçare e dërguan për të vazhduar studimet në Manastir dhe më vonë në Athinë, ku mbaroi liceun. Në verën e vitit 1924 Qeveria e Fan Nolit i dha bursë dhe kështu arriti ti përfundojë studimet e larta në Grac (Austri) në Fakultetin e Filologjisë Romano-Gjermane.  Ai është një nga lirikët më të mëdhenj i cili u shqua për sensibilitetin dhe ëmbëlsinë poetike me të cilën i këndoi Shqipërisë dhe dashurisë. Më 12 Nëntor 1987, Lasgush Poradeci vdiq duke lënë pas një krijimtari të bukur  letrare.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version