Ka ardhur deri në ditët tona, një shkresë e Karlit I Anzhu, që datohet 12 Prill 1274, në të cilën ai porosit kapitenin e Shqipërisë që të mbrojë pasuritë e kishës së Durrësit. Dihet se kishat në mesjetë, por dhe më vonë, kanë qënë qëndra të zhvillimit të artit dhe të kulturës. Grabitja e tyre, për të cilën bën fjalë edhe shkresa e sipërmendur dëshmon përvehtësimin dhe shkatërrimin sistematik të pasurive shpirtërore të kombit tonë, pra fshirjen e identitetit të tij, të kujtesës kombëtare.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
14 Prill 1345, në kishën e Maligradit në Prespë janë ruajtur tre piktura murore të rralla
-
14 Prill, zejtarët e Korçës mbledhin 2000 aspra për të hapur shkollë shqipe
-
14 Prill 1914, u hap në Peshkopi shkolla e parë shqipe
-
14 Prill 1932, lindi aktori dhe regjizori i talentuar Pirro Mani
-
14 Prill 1937, vendim çensurues i Ministrisë së Arsimit, që ndalon sjelljen nga jashtë të librave, broshurave dhe shtypit