Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

12 Prill 1902, lindi në Shkodër soprano e talentuar Gjyzepina Kosturi

Bota magjike e tingujve, sot kremton përvjetorin e lindjes së sopranos së talentuar Gjyzepina Kosturi. Ajo u lind në Shkodër, më 12 Prill 1902, në familjen e njohur të Marubëve. U diplomua në konservatorin “Santa Çeçilja” të Romës. Pas kthimit në Atdhe, dha koncerte dhe bashkëpunoi me mikrofonin e Radio-Tiranës. Ajo është ndër solistët e para të Filarmonisë së Shtetit, soliste e Teatrit të Operas dhe Baletit dhe interpretuese e rolit të princeshës në operan “Rusalka”, e para vepër operistike e vënë në skenën shqiptare. Më pas, erdhën edhe disa opera të tjera të autorëve klasikë dhe shqiptarë, dhjetra e dhjetra koncerte brënda e jashtë vendit, që i prunë asaj titullin “Artiste e Merituar”. Shumë këngëtarë, që sot këndojnë në skenat tona, por dhe jashtë vendit, e kujtojnë pedagogen e tyre të dashur në Liceun Artistik “Jordan Misja” dhe më pas, në Konservatorin e Tiranës. Brezi i saj ka meritën e madhe, që e ngriti artin e belkantos në nivele botërore.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version