Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

12 Shkurt 1891, lindi Petref Pogoni, arsimtar i dekoruar me Urdhërin “Kalorës i Legjionit të Nderit”

Në fshatin Voshtinë të krahinës së Pogonit, më 12 Shkurt 1891, u lind Petref Pogoni, figurë e shquar e arsimit shqiptar, që për 30 vjet ka bërë një karrierë nga mësues e drejtor shkolle në titular të Ministrisë së Arsimit. Është shqiptari i parë që ka mbaruar Akademinë Pedagogjike të Kanës në Francë. Pas kthimit në Atdhe shërbeu si përkthyes në oborrin e Princ Vidit. Ka drejtuar Liceun  Kombëtar të Korçës, shërbim që i pruri Urdhërin e “Kalorësit të Legjionit të Nderit”, të akorduar nga Qeveria Franceze më 1936, ndërsa mbreti Zogu I, i dha dekoratën më të lartë “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut”.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version