Në Prizren të Kosovës, më 12 Shkurt 1945, doli numri i parë i gazetës “Rilindja”, që më vonë u bë e përditshmja shqipatare e Kosovës, një ndër institucionet më të rëndësishme të informimit dhe kulturës së shqiptarëve atje. Ajo shërbeu edhe si abetare e parë, edhe si gur themeltar për Universitetin e Prishtinës dhe Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare