Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

125 vjet “Shkolla e Parë e Vashave”

Qendra Mbrëkombëtare e Koleksionistëve Shqiptarë, mori pjesë në Konferencën “125 Vjet Shkolla e Parë e Vashave 1891-2016”. Në ambientet e Hotel Sheraton u përkujtua kontributi i familjes Qiriazi në zhvillimin e arsimit shqip. Në frymën e Rilindjes Kombëtare në vitin 1891 u hap Shkolla e Parë e Vashave në Korçë. Ky ishte një moment i arritur me sakrifica të mëdha në funksion të emancipimit shoqëror të vajzave shqiptare. Mësimi i gjuhës amëtare shihej si e vetmja rrugë që do të mundësonte çlirimin nga robëria të kombit shqiptar. Me pjesëmarrjen e shumë personaliteteve si David Hosaflook, Dana Stucky, Shpëtim Sala, Roza Anagnosti etj, Shkolla e Parë e Vashave, u përkujtua duke i dhënë vëmendjen që meriton.

Exit mobile version