13 Dhjetor 1909, drama “Besa” e Sami Frashërit

Sami Frashëri

Nën drejtimin e klubit “Dituria”, më 13 Dhjetor 1909, u shfaq në Korçë, drama “Besa” e Sami Frashërit. Në rolet kryesore si aktorë, ishin patriotët e shquar Themistokli Gërmenji, Hil Mosi, Qemal Panariti, etj. Pjesëmarrja e tyre në jetën e varfër artistike të kohës dëshmon se rilindasit tanë luftën me pushkë për çlirim nuk e ndanin nga përpjekjet për emancipimin shpirtëror dhe zhvillimin kulturor të popullit.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Leave a Reply