Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

13 Dhjetor 1929, u shua luftëtari i lirisë Rexhep Demi

Rexhep Demi

Në Bari të Italisë, më 13 Dhjetor 1929, u nda nga jeta luftëtari i lirisë, patrioti i flaktë dhe pedagogu Rexhep Demi, nxënës dhe vazhdues i veprës së Hasan Tahsinit. Shtëpia e tij në Filat të Çamërisë, ishte djep i klubit “Vëllazëria” dhe e shkollës shqipe. Atje mësohej ABC dhe lufta për liri. Për veprimtarinë patriotike, Rexhep Demi më 1908, u burgos nga pushtuesit osmanë dhe më 1915, nga shovinistët grekë. Por ai s’u thye dhe s’u ligështua. Gjatë kryengritjes antiosmane të viteve 1911-1912, u rreshtua me armë në dorë, në çetën e Muharrem Rushitit; në Nëntor të vitit 1912, ishte ndër ta, që firmosi “Aktin e Pavarësisë” në Vlorë. Pas vitit 1917, shërbeu mësues në Konispol, Gjirokastër dhe gjetkë.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version