Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

13 Dhjetor 2000, Akademia e Policisë pagëzohet Arben Zylyftari

Arben Zylyftari

Më 13 Dhjetor 2000, Akademisë së Policisë së Shtetit, iu dha emri, “Akademia e Policisë Arben Zylyftari”. Kolonel Arben Zylyftari, ish drejtor i policisë së prefekturës së Shkodrës, ra në krye të detyrës dhe u shpall “Dëshmor i Atdheut”. Gjatë gjithë karrierës së tij, ai u shqua për vendosmëri, për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë publike dhe për guxim e trimëri në luftën me elementë kriminalë. Për këto merita, Presidenti i Republikës, e pat dekoruar me medaljen “Gjergj Kastriot Skënderbeu”. Pagëzimi i Akademisë së Policisë, me emrin e tij, është një vlerësim tjetër i figurës së tij.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version