Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

13 Gusht 1927, lindi në Elbasan, mjeku kardiolog Petrit Gaçe

Të flasësh për Heroin e Punës Socialiste, Petrit Gaçe, në pak rreshta është tepër e vështirë. Mjeku kardiolog, që shpëtoi nga kthetrat e vdekjes, mijëra jetë njerëzore, Profesor i Universitetit të Tiranës, që përgatiti breza të tërë kirurgësh të rinj, Akademiku i Akademise së Shkencave të Shqipërisë, deputeti dhe anëtari i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Shqipërisë, u lind në Elbasan, më 13 Gusht 1927. U diplomua në Institutin e parë të Mjekësisë në Leningrad dhe 43 vjet të jetës së tij ia kushtoi ruajtjes së shëndetit të popullit, 43 vjet luftoi me sëmundjet dhe vdekjen, me aftësitë e tij, me dijet e fituara, me shkrimet dhe studimet që ndihmuan në ngritjen dhe zhvillimin e kirurgjisë shqiptare, te mjekësisë sonë. Partizani antifashist i Brigadës së XVII të ushtrisë Nacionalçlirimtare, ndër dekada mbeti luftëtar i vendosur për jetën njerëzore duke u kthyer në një simbol të shqiptarit, që di, kur e fyp nevoja, të përdorë me mjeshtëri edhe pushkën, por dhe penën e bisturinë.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version