Më 13 Janar 1934, vdiq në Korçë, Doktor Sotir Bilbili, një nga mjekët më të hershëm shqiptarë. Fakultetin e Mjeksisë e ndoqi në Universitetin e Sorbonës në Francë dhe u diplomua për gjinekologji. Pas shkollimit vendoset në Bukuresht dhe bëhet një nga veprimtarët më aktivë të kolonisë shqiptare atje. Në vitin 1908, kthehet në vendlindje dhe hap një klinikë private, duke u bërë gjinekologu i parë në qytet dhe ndoshta në të gjithë vendin.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
22 Janar 1828, lindi Elena Gjika, grua e ndritur e Rilindjes
-
22 Janar 1788, lindi Bajroni, poet anglez e mik i shqiptarëve
-
22 Janar 1914, Qeveria e Ismail Qemalit dha dorëheqjen
-
22 Janar 1919, Shqipëria shpallet zonë lufte nga Komanda italiane
-
22 Janar 1949, lindi Fran Camaj, gazetar shqiptar në Mal të Zi