Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

13 Janar 1934, u shua gjinekologu i parë shqiptar, Sotir Bilbili

Më 13 Janar 1934, vdiq në Korçë, Doktor Sotir Bilbili, një nga mjekët më të hershëm shqiptarë. Fakultetin e Mjeksisë e ndoqi në Universitetin e Sorbonës në Francë dhe u diplomua për gjinekologji. Pas shkollimit vendoset në Bukuresht dhe bëhet një nga veprimtarët më aktivë të kolonisë shqiptare atje. Në vitin 1908, kthehet në vendlindje dhe hap një klinikë private, duke u bërë gjinekologu  i parë në qytet dhe ndoshta në të gjithë vendin.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version