Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

13 Korrik 1683, Veziri shqiptar Karamahmut Qypërliu pagoi me kokë vonesën e urdhërit për të sulmuar Vjenën

Karamahmut Qypërliu apo Mustafai i Zi, shqiptari që u bë vezir i madh apo kryeministër i Perandorisë Osmane, në krye të një ushtrie prej 250 mijë vetash, më 13 Korrik 1683, rrethoi Vjenën, duke i futur tmerrin tërë Europës. Në të hyrë të vjeshtës ushtria osmane i bombardoi me artileri të rëndë muret e kështjellës së rrethuar dhe i rrënoi pjesërisht ato, duke krijuar mundësi për sulmin e kavalerisë dhe këmbësorisë. Nuk dihet pse urdhëri për fillimin e sulmit, nuk erdhi dhe turqit u sulmuan prej koalicionit të trupave gjermane, polake dhe venedikase. Osmanët pësuan humbje më të mëdha, pas atyre të kohës së Gjergj Kastriotit. Veziri i madh shqiptar e pagoi me kokën e prerë, vonesën e fillimit të sulmit.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version