Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

13 Korrik 1878, përfundoi Kongresi i Berlinit, me konkluzione fatale për të drejtat e popullit shqiptar

Më 13 Korrik 1878, përfundoi Kongresi i Berlinit dhe monarkët e Anglisë, Austro-Hungarisë, Gjermanisë, Rusisë, Francës, Italisë dhe Turqisë, nënshkruan Traktatin e Berlinit, që shënoi copëtimin e parë të trojeve shqiptare. Sipas tij, Malit të Zi, iu dha Tivari, Podgorica dhe Gucia, kurse Serbia u zgjerua në juglindje, duke u shtrirë në trojet etnike shqiptare. Askush nga pjesëmarrësit e Kongresit, nuk e parashtroi protestat e shqiptarëve kundër copëtimit dhe as nuk i përkrahu kërkesat për njohjen e autonomisë. Fuqitë e Mëdha, përkundrazi, e mohuan krejtësisht qënien e çështjes shqiptare. Vendimet antishqiptare të Traktatit të Berlinit, hasën në kundërshtimin e Lidhjes së Prizrenit dhe shkaktuan protesta të fuqishme në mbarë vendin.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version