Ministrat e Financave të G-7 dhe institucionet financiare ndërkombëtare, në mbledhjen e datës 13 Korrik 1999, në Bruksel, përcaktuan planin perspektiv të rindërtimit të Kosovës së shkatërruar nga lufta. Atje u vendos ndër te tjera, përdorimi i markës gjermane, në shkëmbimet tregëtare dhe ekonomike te Kosovës, pra shkëputja perfundimtare e vartësisë së saj ekonomike, nga dinari jugosllav. Kjo përbënte një masë të rëndësishme, për pavarësinë ekonomike të Kosovës, nga Serbia dhe lehtësonte integrimin e saj në Europë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
12 Shkurt 1882, në Shkodër u luajt drama e poetit arbëresh Leonardo de Martino
-
12 Shkurt 1891, lindi Petref Pogoni, arsimtar i dekoruar me Urdhërin “Kalorës i Legjionit të Nderit”
-
12 Shkurt 1919, Qeveria e Durrësit kërkon kthim të mëvetësisë
-
12 Shkurt 1931, në atentatin kundër Zogut në Vjenë, mbeti i vrarë adjutanti i tij Llesh Topollaj
-
12 Shkurt 1932, lindi në Përmet mjeku Mantho Nakuçi