Në Sana të Jemenit më 13 Mars 1881, u lind Rauf Fico, shtetar dhe diplomat shqiptar. Pas diplomimit në Universitetin e Stambollit zuri poste të larta në administratën turke dhe njëherësh u angazhua për çështjen kombëtare. Mori pjesë në Kongresin e Manastirit dhe pas shpalljes së Pavarësisë ishte këshilltar i Ismail Qemalit për punët e brëndshme. Në prag të Kongresit të Lushnjës dha dorëheqjen nga kabineti i Qeverisë së Durrësit dhe u emërua Zëvëndësministër i Brëndshëm në Qeverinë e Sulejman Delvinës. Në vitin 1922, drejtoi Dikasterin e Brëndshëm. Katër vjet më vonë kaloi në Shërbimin Diplomatik, duke përfaqësuar Shqipërinë në Turqi e Bullgari. Në vitin 1930 kryeson Ministrinë e Jashtme dhe më pas përfaqësoi vendin në Beograd, Athinë dhe Berlin. Rauf Fico e kundërshtoi pushtimin e Shqipërisë nga Italia Fashiste dhe për këtë u internua. Pas lirimit kthehet në Atdhe dhe në Janar 1944 vdes në Tiranë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
23 Shkurt 1925, francezi Aleksandër Kole pikturon shqiptarët
-
23 Shkurt 1843, referat i prof. Franc Bopi në Akademinë e Shkencave të Berlinit; shqipja është një gjuhë indoevropiane
-
23 Shkurt 1848, u botua nga De Rada gazeta “L’albaneze d’Italia”
-
23 Shkurt 1921, u lind albanologu i shquar Italian Xhovani Batista Pelegrini
-
23 Shkurt 1923, lindi kompozitorja Dhora Leka