Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

13 Mars 1912, marrëveshja sllave për të nxjerrë Serbinë në detin Adriatik

Më 13 Mars 1912, u përfundua marrëveshja bullgaro-serbe, e cila e copëtonte Shqipërinë dhe i hapte rrugën Serbisë për dalje në Adriatik. Ajo përmbante një shtojcë të fshehtë, sipas së cilës Bullgaria i njihte Serbisë të drejtën mbi territorin në veri dhe në perëndim të Bjeshkëve të Sharit, kurse Serbia i njihte Bullgarisë të drejtën mbi territorin në lindje të Rodopit dhe të lumit Struma. Territori që përfshinte Dibrën, Kërçovën, Gostivarin, Tetovën, Kumanovën dhe Shkupin, u konsiderua si zonë e diskutueshme dhe si arbitër për zgjidhjen e kësaj çështje u caktua, Cari Rusisë.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version