Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

13 Mars 1999 koncert i madh i TOB në nderim të krijimtarisë së Gëzim Kacleit

Për të nderuar veprën dhe krijimtarinë e koreografit Gëzim Kaceli, Artist i Merituar, i cili ndërroi jetë në Bolonja të Italisë në moshën 66-vjeçare Asambli i Këngëve dhe Valleve dha në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë, më 13 Mars 1999, një koncert “Post-mortum”, me veprat më të mira koreografike të tij. Gëzim Kaceli si koreograf i Asamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore ka përgatitur shfaqje të shumta që janë duartrokitur brënda dhe jashtë vendit. Çmimet e shumta që ka merituar Asambli përfshirë dhe “Gjerdanin e Artë”, në Festivalin Ndërkombëtar të Dizhonit në Francë, janë vlerësim edhe për krijimtarinë e koreografit të talentuar. Ndihmesë të madhe ka dhënë Gëzim Kaceli edhe në veprimtarinë e Asamblit të Ushtrisë por edhe të Teatrit të Operas dhe Baletit, për vënien në skenë të disa baleteve dhe operave.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version