Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

13 Prill 1882, u nda nga jeta studiuesi dhe folkloristi arbëresh Dhimitër Kamarda

Studiuesi dhe folkloristi arbëresh Dhimitër Kamarda, u nda nga jeta, më 13 Prill 1882. Ai është autor i librit “Sprovë e gramatologjisë krahasuese mbi gjuhën shqipe”. Kjo është e para vepër shkencore shqiptare, e cila trajton gjuhën tone, në planin historik krahasues. Më pas, Kamarda botoi “Shtojcë sprovës së gramatologjisë krahasuese mbi gjuhën shqipe”, ku përveç të tjerash, është përfshirë dhe një antologji e poezisë popullore shqiptare. Me vlera, është vëllimi “Alfabeti i përgjithshëm i shqipes”, botuar në vitin 1870. Autorësinë e tij mban edhe përmbledhja poetike me titull, “Dora d’Istries-shqiptarët”. Në dorëshkrim ka lënë, ”Gramatika e shqipes”. Me veprimtarinë patriotike dhe veprat e tij, atdhetari arbëresh, i ka sjellë shërbime të vyera gjuhës sonë dhe kulturës kombëtare.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version