Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

13 Prill 1932, u ngrit në Korçë monumenti i Luftëtarit Kombëtar

Më 13 Prill 1932, në Korçë u ngrit “Monumenti i Luftëtarit Kombëtar”, vepër e skulptorit Odhise Paskali. Monumenti u ngrit me ndihmat e popullit dhe të mërgimtarëve korçarë. Ai pasqyron luftëtarin simbol të çetave shqiptare, që luftuan për çlirimin e Shqipërisë nga zgjedha osmane dhe mbrojtjen e tërësisë dhe pavarësisë së saj. Mbi pedestal ngrihet krenar, luftëtari me rroba kombëtare dhe pushkën në dorë dhe padyshim, që mbetet një nga kryeveprat e skulpturës sonë.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version