Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

13 Prill 1997, u prezantua, për herë të parë muzika dhe folklori shqiptar në festivalin “Bota në Suedi”

Në Stokholm, më 13 Prill 1997, filloi festivali folklorik “Bota në Suedi”, ku morën pjesë 60 grupe nga Afrika, Amerika Latine, Azia dhe Ballkani. Për herë të parë, u prezantua dhe muzika dhe folklori shqiptar. Në kryeqytetin suedez, kërcyen valltarët e shkollës folklorike “Shota” dhe grupi muzikor “Skënderbeu”. 16 vajza të drejtuara nga koreografi Bishim Isufi, kërcyen valle popullore shqiptare. Me interes, u ndoqën edhe këngët popullore të Afërdita Abdylit, Mevlude Mehmetit dhe rapsoditë e Skënder Berishës.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version