Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

13 Qershor 1878, filloi punimet Kongresi i Berlinit

Më 13 Qershor 1878, filloi punimet Kongresi i Berlinit. Traktati i përfunduar pas një muaj debatesh, duke marrë nëpër kërnbë parimin e vetvendosjes së popujve, e ruajti sundimin turk në një pjesë të gadishullit Ballkanik. E madhe ishte, padrejtësia që iu bë shqiptarëve. Kongresi jo vetëm që nuk miratoi kërkesat e tyre për autonomi, por pikërisht këtu, filloi copëtimi i trojeve shqiptare. Fuqitë europiane e injoruan. dhe mohuan krejtësisht ekzistencën e çështjes shqiptare. Vendimet e Kongresit, shkaktuan një valë zëmërimi në Shqipëri dhe shpejtuan organizimin rezistencës së armatosur, kundër synimeve anekcioniste të shovinistëve fqinj dhe manovrave dip[omatike të fuqive të mëdha që synonin copëtimin e trojeve shqiptare.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version