Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

13 Qershor 1878, një grup patriotësh shkodranë i dërguan një memorandum kryeministrit britanik Bikonsfild

Një grup patriotësh shkodranë, më 13 Qershor 1878, ditën e hapjes së Kongresit të Berlinit, hartuan dhe i dërguan kryeministrit britanik Bikonsfild, Memorandumin, që tërheq vëmëndjen e Fuqive të Mëdha mbi ekzistencën e çështjes shqiptare, denoncon Traktatin e Shën Stefanit, afirmon identitetin kombëtar të popullsive shqiptare në trevat e banuara prej tyre, nga Veriu në Jug. Dokumenti, që ka hyrë në histori me emrin Memorandumi Shkodrës, u bën thirrje Fuqive të Mëdha, në Kongresin e Berlinit për të njohur e përkrahur të drejtat e shqiptarëve, për të trajtuar të ardhmen e Shqipërisë, si një element të domosdoshëm të ekuilibrit dhe të paqes në Bafikan. Në të, hidhet ideja e shkëputjes së Shqipërisë nga Perandoria Osmane dhe shpallja e pavarësisë së vendit.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version