Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

13 Shkurt 1468, Venediku merr masa pas vdekjes së Skënderbeut

Me t’u marrë vesh vdekja e Skënderbeut, më 13 Shkurt 1468, u mblodh Senati i Republikës së Venedikut i cili mori vendim mbi masat e nevojshme për përballimin e rrezikut turk. Senati dërgoi urgjentisht në Durrës Peshkopin Pal Ëngjëlli me misionin që të kërkonte Gjon Kastriotin, djalin e vetëm të Skënderbeut, pronat e të atit. Synimi i Senatit Venedikas ishte që të siguronte vazhdimësinë e dinastisë së Kastriotëve.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version