Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

13 Shkurt 1921, Kryeministri shqiptar ndalon “kantonizimin” e vendit

Më 13 Shkurt 1921, krerët e borgjezisë ortodokse korçare Koço Kota dhe Thoma Orollogaj, i dërguan një memorandum qeverisë në Tiranë, ku kërkonin që në jug të Shqipërisë të krijohej një administratë e veçantë, me parlament dhe legjislacion të vetin, që ta kishte qëndrën në Korçë. Po në këtë kohë borgjezia katolike e Shkodrës hodhi parullën e kantonizimit të Shqipërisë dhe të krijimit të një kantoni katolik me qendër Shkodrën. Qeveria e Iliaz Vrionit i hodhi poshtë këto kërkesa dhe mori masa ligjore kundër atyre që mbillnin farën e përçarjes midis popullit.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version