Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

13 Shkurt 1958, lindi sportistja Elisabeta Karabolli, kampione e Europës në qitje

Qitësja e shquar Elisabeta Karabolli, u lind në Tiranë, më 13 Shkurt 1958. U arsimua në kryeqytet ku ndoqi Fakultetin Ekonomik dhe u diplomua në degën e financave.  Që në bangat e shkollës ajo u angazhua me ekipin e qitjes “Partizani” duke vendosur një rekord të ri kombëtar për të rejat, me 374 pikë. Suksesi i parë u pasua nga shumë të tjerë, brenda e jashtë vendit që e bënë atë të njohur. Në vitin 1977, në garat e zhvilluara në Romë, ajo cilësohet Kampione e Europës. Një vit më pas zuri vendin e dytë në Finlandë, kurse në 1979, në Frankfurt të Gjermanisë zë vendin e parë duke fituar titullin kampione e Europës. Një fitore të madhe ajo arriti edhe në Lojërat Mesdheut në vitin 1993, ku mori dy medalje ari dhe dy argjendi.  Vite me rradhë Elisabeta Karabolli ushtroi profesionin e traineres, duke pregatitur breza të rinj qitës.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version