13 Shtator 1450, një kronikë Venedikase përshkruan “Rrethimin e parë të Krujës”

Rrethimi i Krujës

Kronika venedikase, që mban datën 13 Shtator 1450, flet për rrethimin e parë të Krujës, për mbrojtjen trimërore të Skënderbeut dhe për furnizimet që i bënte sundimtari venedikas i Shkodrës  me miell dhe bukë të freskët, ushtrisë osmane. Sikur “Konti i  Shkodrës, thuhet në kronikë, të mos e furnizonte turkun, ky do të hiqte dorë nga kjo fushatë; kështu që është frika, theksohet në dokument, se Skënderbeu, sapo të çlirohet, do të pushtojë tokat e Republikës.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Leave a Reply