Në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më 14 Gusht 1912, u mbajt Kuvendi i Parë i Federatës Panshqiptare “Vatra”, nën drejtimin e Llambi Kreshpanit. Kuvendi zgjodhi kryesinë e rregullt të shoqërisë patriotike. Sekretar përgjithshëm i “Vatres” dhe kryeredaktor i gazetës “Dielli”, u zgjodh Faik Konica.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare