Në Aka të Turqisë, më 14 Korrik 1868, u lind skulptori, poeti dhe patrioti i Rilindjes sonë Kombëtare, Murat Toptani. Edhe ati i tij, Said Toptani, ka hyrë në historinë tonë, si patriot i flaktë dhe luftëtar, për lirinë dhe pavarësinë e Atdheut. Veprimtarinë patriotike Murat Toptani, e zhvilloi në Tiranë, por edhe në Stamboll, Bukuresht, Napoli e gjetkë. Kishte lidhje pune dhe familjare me vëllezërit Frashëri, por dhe me shumë patriotë të tjerë. Ishte përfaqësues i Tiranës, kur u ngrit flamuri në Vlorë dhe nënshkrues i aktit të pavarësisë. Më 1899, punoi në Napoli të Italisë bustin e Skëndërbeut, që njihet si një nga veprat e para të skulpturës të Rilindjes Kombëtare. Veç punimeve skulpturore, ka lënë edhe disa piktura dhe është shquar në mënyrë të veçantë në fushën e karikaturës. Në shtypin e kohës, janë botuar edhe disa vjersha, poezi dhe artikuj publicistikë. Një pjesë e krijimtarisë së tij letrare është përmbledhur në vëllimin “Vjershat e Murat Toptanit”, botuar në vitin 1924.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
13 Shkurt 1468, Venediku merr masa pas vdekjes së Skënderbeut
-
13 Shkurt 1921, Kryeministri shqiptar ndalon “kantonizimin” e vendit
-
13 Shkurt 1937, u krijua shoqëria e transportit të udhëtarëve Adriatik
-
13 Shkurt 1937, përkujtohet sot luftëtari Halim Xhelo
-
13 Shkurt 1944, nisi operacioni gjerman “Pik” në Malësi të Gjakovës