Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

14 Korrik 1925, vdiq i helmuar nga agjentët serbë Mehmet Konjuhi, luftëtar dhe prijës ushtarak i Kosovës

Në Stamboll, më 14 Korrik 1925, vdiq i helmuar nga agjentët serbë Mehmet Konjuhi, luftëtar dhe prijës ushtarak i lëvizjes nacionalçlirimtare në Kosovë. U shqua sidomos në ngjarjet e viteve 1918-1925, kur udhëhoqi çetën e Vushtrisë dhe të Llapit dhe mori pjesë në luftimet që ato zhvilluan, kundër forcave pushtuese serbe. Ndërmori disa aksione ushtarake edhe në bashkëpunim me çetat e Azem Galicës dhe të vëllezërve Bajonovci.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version