Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

14 Maj 1450, filloi rrethimi i parë i Krujës

Rrethimi i parë i Krujës filloi, më 14 Maj 1450. Ushtria osmane numëronte 160 mijë forca. Kalaja mbrohej nga garnizoni i komanduar prej Vrana Kontit dhe kishte 2000 luftëtarë, 8000 luftëtarë të tjerë, që u printe Skënderbeu, sulmonin nga malësia rreth qytetit duke i shkaktuar armikut humbje të mëdha dhe të vazhdueshme. E ndodhur nën goditjet e befasishme dhe të pandërprera dhe në vështirësi të mëdha furnizimi, ushtria osmane u detyrua në tetor të atij viti, të tërhiqet duke pësuar humbje shumë të mëdha. Kronistët e kohës shkruajnë se edhe vdekja e Sulitan Muratit II, ishte pasojë e kësaj disfate të madhe.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version