Në Oranjë të Librazhdit, më 14 Maj 1921, u lind Haxhi Hafiz Sabri Koçi, ish kryetar i Këshillit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. 15 vjet, ndoqi shkollën private fetare. Që në moshën 17 vjeçare, shërbeu si imam në Drisht të Shkodrës. Më pas shërbeu në disa xhami të Shkodrës, Krujës, dhe Kavajës. Në vitin 1966, u arrestua dhe u dënua me 22 vjet burg. Pas lirimit, më 1986, punoi si punëtor krahu deri në vitin 1990, kur filluan proceset demokratike. Në këtë atmosferë, ai dha ndihmesën e tij për ringjalljen dhe përhapjen e besimit mysliman, të ndaluar nga regjimi komunist, për ngritjen e faltoreve dhe strukturave drejtuese. Që në fillim të këtij procesi, u zgjodh në krye të Komitetit Mysliman të Shqipërisë dhe e drejtoi atë sa qe gjallë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
22 Janar 1828, lindi Elena Gjika, grua e ndritur e Rilindjes
-
22 Janar 1788, lindi Bajroni, poet anglez e mik i shqiptarëve
-
22 Janar 1914, Qeveria e Ismail Qemalit dha dorëheqjen
-
22 Janar 1919, Shqipëria shpallet zonë lufte nga Komanda italiane
-
22 Janar 1949, lindi Fran Camaj, gazetar shqiptar në Mal të Zi