Në fshatin Sinjë të rrethit të Beratit, më 14 Maj 1927, u lind gazetari Milto Ferre. Arsimin e kreu në Berat dhe Vlorë dhe u diplomua për gjuhë letërsi në Universitetin e Tiranës. Për shume vite punoi si korrespondent në Vlorë dhe Fier. Në vitin 1970, u emërua zëvendëskryeredaktor i gazetës “Bashkirni” dhe më pas sekretar kolegjiumi në revistën, “Bujqësia Socialiste”. Në faqet e shtypit të kohës, janë botuar qindra shkrime të tij të karakterit gazetaresk por edhe krijime letrare si skica dhe tregime humoristike.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
23 Shkurt 1925, francezi Aleksandër Kole pikturon shqiptarët
-
23 Shkurt 1843, referat i prof. Franc Bopi në Akademinë e Shkencave të Berlinit; shqipja është një gjuhë indoevropiane
-
23 Shkurt 1848, u botua nga De Rada gazeta “L’albaneze d’Italia”
-
23 Shkurt 1921, u lind albanologu i shquar Italian Xhovani Batista Pelegrini
-
23 Shkurt 1923, lindi kompozitorja Dhora Leka