Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

14 Mars 1444, Aleks Shqiptari përmendet në “Librin e artë”, të qytetit Murano në Itali

Në Mars të vitit 1444, Aleks Shqiptari (Aiexius Albanenis) përmëndet në “Librin e artë”, të qytetit Murano në Itali, i cili njihet si një nga qëndrat më të famshme të prodhimit dhe përpunimit artistik të qelqit në Europë. Në këtë qëndër kanë punuar shumë mjeshtra shqiptarë, që janë përfshirë edhe në “Librin e artë” të qytetit, gjë që dëshmon për statutin e tyre të respektuar, për lidhjen e tyre me aristokracinë e Venedikut dhe krahinave të tjera që iu lejonte ky status si dhe faktin që nivelin e artë të mjeshtrisë së prodhimit dhe përpunimit artistik të qelqit, mund t’a kenë prurë dhe trashëguar nga vendlindja e tyre, Shqipëria.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version