14 Mars 1914, u hap në Tiranë spitali i parë austriak

Nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, në 14 Mars 1914, u hap spitali i parë në Tiranë. Në fillim ai kishte një kapacitet prej 20 shtretërish dhe kirurgjia austriake drejtohej nga doktoreshë Bruk (Bruck), e cila kishte ndihmën e disa infermiereve po austriake. Ajo mori si asistent edhe Dr, Osman Jonuzin. Pas Kongresit të Lushnjës, spitali u mor në dorëzim nga Shteti Shqiptar dhe u transferua në një godinë pak më të madhe, duke e rritur kapacitetin e shtretërve në 50. Drejtor dhe kirurg u caktua Dr. Osman Jonuzi.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare