Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

14 Prill 1345, në kishën e Maligradit në Prespë janë ruajtur tre piktura murore të rralla

Në kishën e Maligradit, të ndërtuar në liqenin e Prespës, në Prill të viti 1345, brënda një guvë të lartë shkëmbore, janë ruajtur deri në ditët tona, disa piktura murore mesjetare, me vlera te mëdha artistike dhe historike. Pjesën e saj të sipërme, e zë përfytyrimi i Krishtit deri në brez, duke bekuar me të dy duart. Më poshtë, pasqyrohet Kesar Novaku princ i krahinës, së bashku me familjen duke i kushtuar tempullin, Shën Mërisë. Figura e ktitorit apo sponsorit laik dhe e pjesëtarëve të familjes së tij, i jep veprave kishtare frymë kombëtare dhe i bën ato më të afërta me rrymat e reja të Rilindjes Europiane.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version