Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

14 Prill, arkeologët tanë zbuluan Amfiteatrin e Durrësit

Në Prill të vitit 1966, arkeologët tanë zbuluan Amfiteatrin e Durrësit, i ndërtuar rreth XIX shekuj më parë. Për ekzistencën e tij kishte dëshmi edhe para zbulimit. Një ndër to, ishte dhe një mbishkrim i gjetur në muret e kalasë së qytetit, që flet për luftën e gladiatorëve në amfiteatër. Vepra e zbuluar ka trajtë eliptike, me bosht gjatësie 126 m. dhe bosht të tërthortë 106m. Arena është 69 dhe 49 metra. Shkallaret nxënë deri 15 mijë shikues. Amfiteatri i Durrësit, është një vepër madhështore e mëndjes, talentit dhe e duarve të mijëra ndërtuesve të asaj kohe. Ai është dëshmi domethënëse e traditave fort të lashta të popullit tonë, në lëmin e ndërtimit të veprave monumentale me përmasa gjigante.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version