Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

14 Qershor 1932, lindi inxhinieri Virgjil Budo

Në një familje të vogël elbasanase, më 14 Qershor 1932, u lind inxhinieri Virgjil Budo. U diplomua për gjeologji dhe gjithë jetën ia kushtoi studimit dhe kërkimeve të thesareve të nënëtokës shqiptare. Nga auditorët e universitetit, filloi kërkimet gjeologjike në Bulqizë. Më pas, punoi si kryegjeolog në Ndërmarrjen Gjeologjike-Topografike të Tiranës, në sektorin Shkencor të Fakultetit të Gjeologjisë e Minierave. Objektivi kryesor në studimet dhe kërkimet e Virgjil Budos, ka qënë minerali i kromit dhe sidomos kërkimi i arit. Tridhjet vjet u mor me gjurmët e metalit të çmuar në shtretërit e lumenjve, në shkëmbinjtë rrënjësor dhe në burimet sulfur-bakërmbajtëse në Rrënjoll, Gjazuj e gjetkë. Ai është bashkautor i studimit tematiko-përgjithësues, për sqarimin e përmbajtjes së arit në zonat perspektive të rajoneve të Librazhdit, Mirditës, Lezhës, Pukës dhe për nikel-bakër-sulfur-platinin, në zonat perspektive të Matit dhe Librazhdit.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version