Në Manastir, më 14 Shkurt 1905, u lind Rasim Kolonja. Mësimet e para i mori në vendlindje pranë misionit laik Francez. Pas tij erdhi në Shqipëri dhe përfundoi me sukses Liceun Kombëtar të Korçës. Më 1932, u diplomua për jurist në Akademinë e Tuluzës në Francë. Në Atdhe, karrierën juridike e filloi në Vlorë e më pas në Gjirokastër. Gjatë proçesit gjyqësor kundër vëllezërve Toto, u emërua gjyqtar civil, hetues pranë Gjykatës Ushtarake Speciale. Në vitet e pushtimit të vendit shërben si gjykatës në Shkodër, kurse pas çlirimit emërohet prokuror në Berat ku shërbeu derisa doli në pension.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
22 Shkurt 1822, u dërgua në Stamboll koka e Ali Pashë Tepelenës
-
22 Shkurt 1917, u nda nga jeta abat, Preng Doçi
-
22 Shkurt 1926, u ngrit kryekonsullata Shqiptare e nderit në Janinë të Greqisë
-
22 Shkurt 1933, u shua patrioti Hil Mosi
-
22 Shkurt 1942, grevë antifashiste e nxënësve të Institutit Femëror në Tiranë