Pedagogia dhe atdhetaria Shadie Asllani, u lind më 14 Shtator 1895, në Bejrut; atje mbaroi Kolegjin amerikan për vajza. Më 1920, hapi në Libohovë shkollën e parë të vashave dhe e drejtoi atë. Në Tiranë, punoi nëndrejtoreshë, përkrah Mati Logorecit, dhe drejtoi shoqërinë e grave “Shqiptarka”. U aktivizua në Kongresin e Arsimit Shqiptar më 1924, në veprimtarinë e shoqërisë “Bashkimi”. U largua nga Shqipëria bashkë me Nolin dhe pas kthimit në Atdhe , u burgos dhe u internua nga monarkia e Zogut. Më 1971, u dekorua me Urdhërin “Për veprimtari patriotike”.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
24 Shkurt 1877, lindi albanologu i shquar Nobert Jokli
-
24 Shkurt 1879, lindi në Kalabri studiuesi arbëresh Kozmo Serembe
-
24 Shkurt 1899, lindi në Shkodër dr. Lush Pogu
-
24 Shkurt 1914, amatorët shkodranë vunë në skenë dramën e Anton Xanonit
-
24 Shkurt 1938, përkujtohet sot diplomati shqiptar Gjergj Pekmezi