Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

14 Shtator 1895, lindi Shadie Asllani, patriote e aktiviste për emancipim të grave

Shkolla e Vashave

Pedagogia dhe atdhetaria Shadie Asllani, u lind  më 14 Shtator 1895, në Bejrut; atje mbaroi Kolegjin amerikan për vajza. Më 1920, hapi në Libohovë shkollën e parë të vashave  dhe e drejtoi atë. Në Tiranë, punoi nëndrejtoreshë, përkrah Mati Logorecit,  dhe drejtoi shoqërinë e grave  “Shqiptarka”. U aktivizua në Kongresin e Arsimit  Shqiptar më 1924, në veprimtarinë e shoqërisë “Bashkimi”. U largua nga Shqipëria bashkë me Nolin dhe pas kthimit në Atdhe , u burgos dhe u internua nga monarkia e Zogut. Më 1971, u dekorua me Urdhërin “Për veprimtari patriotike”.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version