Në qytetin e Shkodrës, më 15 Dhjetor 1916, u lind poeti, shkrimtari dhe dramaturgu i shquar shqiptar Kol Jakova, luftëtari antifashist i orëve të para që i luftoi pushtuesit me armë dhe me penë, autor i këngëve, që u kthyen në “bombë e flamur”; si “Kënga e tre heronjëve”, “Shqiponja partizane”, “Heronjtë e Vigut”, etj. Ka dhënë një ndihmesë të madhe në zhvillimin e dramaturgjisë shqiptare. Dramat “Toka jonë”, “Përkolgjinajt”, “Lulet e shegës”, “Bashkë me agimin”, “Lugajanët” dhe sidomos “Halili dhe Hajrija”, janë vënë në skenat e Shqipërisë; mbi motivin e tyre janë xhiruar filma dhe luajtur balete. Veç artikujve, tregimeve dhe novelave të botuar në shtypin e kohës, Kol Jakova ka lënë dhe tre romane: “Fshati midis ujrave”, “Përballë hekurave të kryqëzuar” dhe “Kulla buzë liqenit”.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
22 Shkurt 1822, u dërgua në Stamboll koka e Ali Pashë Tepelenës
-
22 Shkurt 1917, u nda nga jeta abat, Preng Doçi
-
22 Shkurt 1926, u ngrit kryekonsullata Shqiptare e nderit në Janinë të Greqisë
-
22 Shkurt 1933, u shua patrioti Hil Mosi
-
22 Shkurt 1942, grevë antifashiste e nxënësve të Institutit Femëror në Tiranë