15 Gusht 1902, lindi luftëtari demokrat, antizogist e antifashist, Zylyftar Veleshnja, në fshatin Veleshnjë të Skraparit

Në fshatin Veleshnjë të Skraparit, në nje familje të varfër me tradita patriotike, më 15 Gusht 1902, u lind luftëtari demokrat, antizogist e antifashist, një nga komandantët e parë të çetave partizane, Zylyftar Veleshnja, ”Hero i Popullit”. Pjesëmarrës në Revolucionin e Qershorit, në vititn 1924, në kryengritjen e Fierit, më 1935 dhe pas pushtimit fashist të Shqipërisë, u kthye nga arratisja dhe drejtoi çetën partizane të Skraparit dhe më pas, batalionin partizan ”Riza Cerova”. Në Kongresin e Përmetit u zgjodh anëtar i Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar. Mbas çlirimit, i plagosur dhe invalid, vazhdoi të japë ndihmesën e tij dhe të kryejë detyra të rëndesishme në ushtri, në organet e pushtetit dhe organizatat shoqërore.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Leave a Reply