Kongresi Arsimor i Lushnjës u mblodh, më 15 Gusht 1920, sipas detyrave të caktuara nga Kongresi Kombëtar i Lushnjës. Ai synonte njesimin e organizimit të shkollës; trajtoi çështjet e sistemit arsimor, të strukturës dhe të përmbajtjes së shkollës, të njehsimit të gjuhës në tekstet shkollore, si dhe çështje didaktike dhe praktike të punës në shkollë. Vendosi zgjerimin e rrjetit arsimor dhe arsimin fillor të detyrueshëm, për gjithë fëmijët. Kongresi përcaktoi fizionominë dhe frymën kombëtare të arsimit, në Shtetin e pavarur Shqiptar.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare