Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

15 Janar 1897, doli në Itali numri i parë i gazetës Kombi Shqiptar

Në Katanxaro të Italisë, më 15 Janar 1897, doli gazeta e përdyjavshme politike, letrare dhe kulturore “La nazione Albanese” (Kombi Shqiptar) me 12-16 faqe. E drejtonte arbëreshi Anselmo Lorekio. Përmbante informacione të pasura për Shqipërinë dhe historinë e saj, dokumete të shumta, korrespondenca nga Shqipëria, njoftime për ngjarjet e kohës. Botoi përkthimin italisht të vepërs së Marin Barletit “Historia e jetës dhe veprës së Skënderbeut”, të veprës së Sami Frashërit “Shqipëria ç’ka qënë, ç’është dhe ç’do bëhet”, etj.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version